Lezhë/ Iu morën 70 ha tokë, banorët e fshatit Grash në protestë: Nuk do ta lëshojmë, do derdhet gjak

Afro 70 hektarë tokë bujqësore në fshatin Grash të Njësisë Administrative të Dajç në Lezhë, i është dhënë për shfrytëzim nga Ministria e Bujqësisë një firme private për një periudhe 90-vjeçare. Kjo ka irrituar banoret të cilët thonë se po ju grabitet prona të cilen e kanë të trasheguar nga të parët.

Pasi nuk kanë gjetur drejtësi në Gjykaten Administrative, banorët përmes avokatit të tyre kanë bërë kallzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj Ish Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe personave të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e proçedurave të tenderimit.

Para pak ditësh në studion time ishin shtetasit Llesh Shtjefni, Martin Vasa, Jak Shtjefni dhe Cek Jaku, të cilët më kanë autorizuar për të bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Bujqësisë, ish-kryetarin e Bashkisë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë për të sekuestruar të gjithë dokumentacionin e tenderimit. Nëqoftëse janë kryer brenda ligjit, le të vijë dikush, përfaqësuesi i qeverisë dhe tia argumentojë popullit këtu, dhe populli bindet.

Fran Dashi, Avokati i banorëve të Gashit

Banorët e Grashit kërcënojnë se do ta mbrojnë me gjak pronën e tyre, nëse institucionet nuk do i japin zgjidhje problemit që ata kanë.

"Unë i mbaj mend të gjitha parcelat që janë andej matanë, që na i kanë marrë sot. Me pëllëmbë se të kujt kanë qenë 100 shtëpiat e fshatit tonë," u shpreh një banor. Ndërsa një tjetër tha se "këtë tokë nuk do ta lëshojmë, për këtë tokë do derdhet gjak".

"Toka është e jona, e të parëve tonë, gjithë secili prej të parëve tonë ka pjesën e tyre që prej reformës që është bërë në '57," u shpreh një i tretë. 

Firma e cila ka marrë me konçension këtë siperfaqe toke ka nisur zhfrytëzimin e saj, ndërsa banorët janë të vendosur në rezistencën e tyre, për këtë padrejtësi që iu është bërë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LSI: 22/11/2018 11:52

    A e din kush se kush i ka marre, Martini qe ka stallat ne Balldren ?

    Përgjigju
  • sapa: 21/11/2018 19:36

    Po i perfaqesoka krimineli Fran Dashi ose Lopa.Nuk kane gjetur keta nje njeri me te paster se ky ish i burgosur i korruptuar?

    Përgjigju
    • fix: 28/11/2018 09:52

      Tash e kane fitu token taman me ket avokat

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet