LEZHE - Këshilli Bashkiak i Lezhës ka bllokuar bashkinë në të gjitha vendimmarrjet e saj, pasi nuk ka pranuar të shqyrtojë asnjë prej kërkesave të paraqitura prej saj. Të majtët dhe të djathtët kanë arritur në konsensus për të bojkotuar çdo kërkesë të paraqitur nga administrata e bashkisë, kjo si mangësi e saj në mos paraqitjen e analizave për probleme të ndryshme.

Për nënkryetarin e bashkisë, Arjan Barbullushi, bllokimi që po i bëhet projekteve të bashkisë është i pakuptimtë, duke kërkuar që të bashkëpunojë ashtu siç ka vepruar deri me tani.

Bllokada që Këshilli Bashkiak i ka bërë bashkisë së Lezhës ka ardhur si pasojë e problemeve me realizimin e të ardhurave, mungesës së investimeve dhe mos trajtimit të tyre me analiza të plota dhe reflektim për zgjidhjen e tyre nga vetë kreu i kësaj njësie vendore Viktor Tushaj.

(ad.ti/shqiptarja.com)