Banesa e tij ndodhet në Kodër Spaç dhe është e shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti, por kjo nuk i ka shqetësuar organet kompetente të cilët e kanë lënë në mëshirë të fatit.
Teksa tregon historikun e kësaj banese nipi i Zef Ndoc Ndreces thotë se gjatë gjithë këtyre viteve askush nga pushtetarët nuk ka shkuar për ta parë këtë monument kulture, duke e lënë në harresë të plotë emrin e gjyshit të tij.
Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi ka bërë të ditur se ndërhyrja për restaurimin e kësaj kulle është emergjente.
Fshati Kodër Spaç në Mirditë ku ndodhet ky monument kulture është një vendbanim shumë i hershëm, por mungesa e promovimit ka bërë që gjatë gjithë këtyre viteve ti mbulojë pluhuri i harresës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
