LEZHE - Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve fëmijë, si pasojë e një aksidenti që u shënua rreth orës 19:00 në autostradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Një automjet me targa greke, ku udhëtonin 4 persona në tentativë për të parakaluar, ka humbur kontrollin e mjetit edhe si pasojë e lagështisë në rrugë është përplasur ballë për ballë me një furgon 6+1 me targa AA 230 EH, ku gjendeshin shoferi dhe dy pasagjerë.
Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë Elvis Bocaj 26 vjeç nga Fushë -Kruja, drejtuesi i furgonit, si edhe një 10-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende. Të plagosur në këtë aksident por pa pasoja për jetën kanë mbetur edhe Arben Ziva 18 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, Gentjan Marku 28 vjeç, Vitore Gjoni 34 vjeçe nga Miloti, si edhe një fëmijë 12 muajsh me iniciale A.M.
Ekspertë të policisë rrugore të mbërritur në vendngjarje kanë ndaluar drejtuesin e autoveturës me targa greke, ndërsa kanë nisur një hetim për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com