Një magazine e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u shkrumbua, nga flakët e zjarrit në fshatin Kakarriq të Lezhës.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe fatmiresisht nuk pati persona të lënduar, por vetem dëme materiale.
Kanë qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë sinjalizuar më pas shërbimin zjarrfikës.
Këta të fundit mbërritën menjëherë në adresen e dhënë dhe bënë të munduar shuarjen e flakëve dhe mos përhapjen e tyre në zonën e banuar përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili shkrumboi plotësisht magazinën me bazë ushqimore për bagëti, ndërsa grupi hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.
Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga ky zjarr për familjen e cila jetonte me bujqësi dhe blektori janë të konsiderueshme.