Lezhë, monumentet e kulturës
drejt degradimit, Çuni: S'ka fonde

Lezhë, monumentet e kulturës<br />drejt degradimit, Çuni: S'ka fonde
Mungesa e investimeve për monumentet e kulturës në Lezhë ka bërë që shumë objekte të shkojnë drejt degradimit.
 
Madje edhe shumë objekte të cilat janë shpallur nga shteti si monumente kulture janë zhdukur fare, siç është edhe shtëpija e Zekajve në lagjen Sheher të Lezhës e cila është shembur thuajse plotësisht.
 
Zv/ Minstri i Kulturës Zef Çuni është shprehur se fondet për të ndërhyrë në këto objekte janë të kufizuara. Sipas tij thuajse për të gjitha objektet ka projekte, por presim që të ndërhyhet në këto objekte.
 
“Ka probleme, ka dhe një numër të kufizuar fondesh dhe ka një rradhë përsa i përket monumenteve të kulturës për t’u restauruar. Pa dyshim që edhe këto që përmendët ju do t’u vijë rradha shumë shpejt. Ne projektet i kemi”, u shpreh Çuni.
 
Vonesat në investime kanë bërë që shumë objekte janë shkatërruar tërësisht ku më pas edhe pse kanë dalë fondet kanë qenë të pa mjaftueshme për të rregulluar objektet e shpallura monumente kulture.

[gallery]21244[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore