Lezhë, ndërtimi i moteleve në kala
historianët: Juristët punë të dobët

Lezhë, ndërtimi i moteleve në kala<br />historianët: Juristët punë të dobët
Historianët e cilësojnë punën e juristëve të Ministrisë së Kulturës të dobët, gjë që sipas tyre ka sjellë humbjen e gjyqit për kalanë e Lezhës e cila tashmë do të transformohet në motele. Paulin Zefi thotë se vendimi duhet apeluar, në mënyrë që të anulohet leja e ndërtimit .

Ndërtimi i moteleve ne Kalanë e Lezhës sipas tij, do te çonte në humbjen e vlerave historike dhe arkeologjike, ndaj për këtë arsye nuk duhet lejuar.

Një problem i tillë mbi kalanë e Lezhës ka nisur që në vitin 2010 ku Bashkia e asaj kohe dha lejen e ndërtimit, ndërsa u anulua ne vitin 2014 me një urdhër të brendshëm nga Ministria e Kulturës, ku kjo e fundit mori dhe kompetencat për administrimin e saj. Por, ne seancën gjyqësore të 7 korrikut 2016, Ministria e Kulturës humbi gjyqin mbi kalanë. Duke i hapur rrugë ndërtimit të moteleve.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre