LEZHE- Pronarët e tokës që preken nga ndërtimi i shëtitores pranë lumit Drin në Lezhë kërkojnë kompensim për dëmin që po u shkaktohet nga realizimi i këtij investimi.
 
Sipas tyre shteti po u grabit pronën dhe nuk u jep asnjë përgjigje, ndërsa deklarojnë se disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që fakton pronësinë mbi sipërfaqen ku po ndërtohet kjo shëtitore.
 
Megjithëse nisi me bujë të madhe, investimi për ndërtimin e shëtitores pranë lumit Drin në Lezhë nuk po njeh qetësi.
 
Fillimisht pronarët e bizneseve që shtrihen pranë këtij lumi dhe tani pronarët e tokës, janë reflektimi i një projekti që nuk u bë nga terreni, por nga zyrat.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)