Policia e Lezhës ka filluar proçedimin penal në ngarkim të shtetases Adivije Përgjini, 39 vjeç  banuese në lagjen "Besëlidhja",  Lezhë, me detyrë Inspektore e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të Lezhës.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së  qarkut Lezhë, thanë për ATSH-në se proçedimi ndaj Përgjinit filloi pas kallëzimit të shtetasit N P, banues në Torovicë,Lezhë, ku sqaron se kjo shtetase, duke qenë në detyrë nuk i ka bërë sipas të dhënave në këtë agjensi përllogaritjet e viteve të punes për efekt pensioni duke bërë që pensioni i tij i pleqërisë të dalë më i vogël.

Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale  "Shpërdorim detyre"./ATSH/