Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 28 vite burgim për 16 komisionerët e dy qendrave të votimit të zgjedhjeve të 2011-tës në komunën Dajc të Lezhës.

Ata akuzohen për fallsifikik dokumentash, ndryshim rezultati të zgjedhjeve në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre.
 
Prokurori ka kërkuar që të dënohen nga 1 vit e 6 muaj deri në dy vite për secilin prej tyre.
 
Do të jetë Gjykata e cila tashmë do të japë vendimin përfundimtar për ta.
 
Më herët janë dënuar edhe 8 komisionerë të tjerë të një qendre tjetër votimi.
 
Denoncmi për manipolim të zgjedhjeve ishte bërë nga ish kandidati i majtë Rrok Rroku.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)