Grabiti në 2019, 5 mln lekë të Postës që po transportoheshin në Bankë, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë! Ishte në kërkim prej muajsh
Drejtoria e Policisë së Lezhës
LEZHË- Një 40-vjeçar është arrestuar pasi ishte në kërkim sepse ka vjedhur me armë një sasi parash që transportoheshin nga një bankë në postë. Në pranga ka rënë Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë, një person me precedentë të theksuar kriminal.
Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar në 12 mars të vitit 2009 ku 40-vjeçari grabiti 5 milionë lekë të Postës së Lezhës, që ishin destinuar për pensionistet. Gjini ka mohuar deri në fund të procesit, se ka qenë autor apo bashkautor, madje ka hedhur poshtë provat e grupit hetimor për ngjarjen e 12 marsit, por pavarësisht kësaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale "Vjedhje me armë" , e kryer në bashkëpunim.
Atij i kanë mbetur edhe 6 muaj pa kryer.
"Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë( me precedentë kriminal). Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale "Vjedhje me armë" , e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë", njofton Policia.
B.K./J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
3.9%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ I ngacmoi të dashurën në plazhin e Tales, 30 vjeçari qëllon me pistoletë pushuesin, arrestohet pas disa orësh (EMRAT)
21 Korrik, 14:20
-
Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, vihet në pranga 48- vjeçari! Do bashkëpunonte për të kryer ngjarje kriminale
21 Korrik, 13:22
-
Digjet makina në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë
20 Korrik, 15:07
-
I nxehtë ekstrem, por në Blinisht të Lezhës 300 familje pa ujë! Bashkia: E shpërdoroni për vaditje
20 Korrik, 12:35
-
Të panjohurat e Lezhës! 10 udhërrëfyesit e parë gati për turistët
19 Korrik, 15:42
-
Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera
18 Korrik, 22:43
-
Shkëlqen në çdo vend që prek! 15-vjeçarja e talentuar koncert recital në Lezhë
18 Korrik, 16:05
-
Mirditë, u kap duke vaditur parcelën me 520 rrënjë kanabis, në pranga 37-vjeçari (EMRI+VIDEO)
18 Korrik, 10:47
-
Zjarri në masivin pyjor mes Kurbinit dhe Matit, digjet një banesë! Ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët
16 Korrik, 16:45
-
Zjarr në magazinat ushqimore në Fushë-Gjorem (VIDEO)
16 Korrik, 10:17
-
Arrestohet ish oficeri i policisë së Lezhës, ishte në kërkim pasi lejoi kultivimin e kanabisit në 2022 në Ungrej
15 Korrik, 16:10
-
Bregdeti i tejmbushur/ Mbi 250 mijë pushues nga Gjiri i Lalëzit në Golem, shqiptarët e Kosovës besnikë të Shëngjinit! Velipoja e prenotuar deri në shtator
14 Korrik, 18:56