Zona pas Katedrales në Lezhë do të ndryshojë pamje. Pas largimit të 13 familjeve që jetonin aty prej rreth 35 vitesh, siç duket edhe nga pamjet, Bashkia e Lezhës ka nisur menjëherë aksionin për shembjen e objekteve ekzistuese.
Sipas burimeve zyrtare banorët janë larguar në mirëkuptim të plotë me institucionin vendor. Ata kanë përfituar bonus qiraje dhe janë përfshirë në programet e strehimit social.
Objektet që po shemben rezultojnë të kenë qenë pronë shtetërore, të zëna ndër vite nga familje të komunitetit rom, por edhe nga njerëz të ardhur nga zonat verilindore të vendit.
Në hapësirën që po lirohet, Bashkia parashikon një investim të ri: ndërtimin e një qendre për moshën e tretë, me synim përmirësimin e shërbimeve sociale për të moshuarit në qytetin e Lezhës.
Komente










