LEZHE- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 4-t të një pallati në qendër të qytetit të Lezhës. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:00 të së mërkurës, ndërsa një 18-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital si pasojë e asfiksisë.
 
Aurel Marku është gjetur në banesë në gjendje të rëndë nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij, ndërsa në momentin e rënies së flakëve ai ka qenë i vetëm. Zjarri i fuqishëm i cili përfshiu katin e 4-t të pallatit ka krijuar panik edhe tek banorët e tjerë, të cilët janë evakuuar menjëherë nga forcat zjarrfikëse dhe policia e Lezhës.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Lezhës të cilët, edhe pse në një terren të vështirë dhe pa logjistikën e nevojshme, kanë bërë të mundur shmangien e ndonjë tragjedie, kjo duke ju referuar edhe përmasave të zjarrit.
 
Pas gati 2 orësh operacion të forcave zjarrfikësve të mbështetura edhe nga forcat e policisë është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve të cilët kanë qenë në përmasa të mëdha.
 
Punën e zjarrfikësve e ka vështirësuar edhe frika e ndonjë shpërthimi nga bombolat e gazit, pasi brenda në pallat ka patur prezencë të tyre.
 
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi në apartamentin ku ka rënë zjarri është djegur plotësisht, ndërsa dëme ka patur dhe apartamenti i tjetër përballë.
 
Nga hetimet e para është bërë e ditur se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndije elektrike brenda banesës e cila ka provokuar edhe zjarrin.

Zjarr
zjarr
Zjarr
(Në foto: Forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)