Edhe ky dimër e gjeti jashtë funksioni kaldajën e gjimnazit "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës.
Nxënësit thanë se kanë kontribuar për të blerë furnela, por sërish një pjesë e klasave janë të ftohta.
“Është një rezistencë e vogël dhe gjithashtu klasa jonë ka dhe një kondicioner. Furnelën e kemi blerë vetë, ndërsa kondicionerin klasat e mëparshme ndërsa kaldajat jo. Tek disa klasa që nuk kanë ngrohje është ftohtë.- tha një nxënëse.
Bashkia Lezhë bën me dije në 90% e shkollave kanë ngrohje, ndërsa në gjimnazin "Hydajet Lezha" nuk është arritur të vihet në funksion sistemi i ngrohjes i cili ka patur probleme që prej ndërtimit të shkollës në vitin 2010.
“Pjesën e Njësive Administrative tek të gjitha shkollat i kemi të mbuluar me ngrohje me dru ose me korent kur mungon ajo e druve. Tek Gjimnazi “Hydajet Lezha”, kemi pak probleme që pjesërisht kemi ngrohje me korent për shkak se kaldajat i kemi një problem të vjetër që akoma nuk i kemi restauruar por që është në proces”- tha nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Eudea Molla.
I ftohti që ka përfshire të gjithë vendin, ka prekur edhe Lezhën duke sjellë temperatura të ulëta deri në -4 grad celsus.