Ndërkohë që edhe në fshatin Manati të komunës Kolsh po në Lezhë banorët kanë protestuar kundër mungesës së energjisë elektrike, duke mos dërguar fëmijët në shkollë. Mësimi në shkollën 9 vjeçare në këtë fshat është bojkotuar tërësisht nga nxënësit, pasi prindërit nuk pranojnë që fëmijët e tyre të vijojnë shkollen në këto kushte. Banoret kane deklaruar se një nga një do te mbyllin të gjitha institucionet deri në rikthimin e energjisë për familjet që kanë paguar rregullisht faturat, duke shtuar se do të ketë një tjetër përshkallëzim të protestës në ditët në vazhdim
Prej 6 javësh CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike në mënyrë kolektive për fshatin Manati, duke sjellë indinjatën e banorëve. Megjithëse kërkojne rikthimin e energjisë për ato familje që kanë paguar rregullisht faturat, kompania shpërndarese CEZ nuk ka dhënë asnjë zgjidhje duke e lënë situatën të përkeqsohet. E njëjta situatë është edhe në komunen e Zejmenit, të cilët priten që të rifillojnë sërish protestat ditën e nesërme.
(sg/shqiptarja.com)
