Lezhë/ Pallati 10-katësh përfshihet nga flakët, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe një banor, dërgohen në spital! Shkak zjarri në gjeneratorin e katit përdhes (VIDEO)

Lezhë- Një pallat në Lezhë është përfshire nga flakët mbrëmjen e sotme (27 Tetor), si pasojë e një defekti elektrik në gjeneratorin e ndërtesës. Tre zjarrfikës dhe një banor raportohen deri tani të asfiksuar.

Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit. Flakët dhe tymi kanë shkaktuar panik dhe prej dy orësh luftohet për normalizimin e situatës.

Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”. Burime policore thanë se vatra ndodhej në kabinën elektrike apo gjeneratorin (e papërcaktuar ende zyrtarisht) të vendosur në katin përdhes të objektit të banimit.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë. U mendua se flakët u kontrolluan, por tymi ka sjellë ehde pasojat.

Përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme, duke shkaktuar dhe panik te banorët, të cilët dolën menjëherë jashtë ndërtesës.

Autoritetet u kërkuan banorëve të mos ktheheshin në apartamente pa kaluar rreziku dhe dendësia e tymit. Policia po vijon paralelisht edhe hetimet.

Një nga banorët rrëfeu për Report TV dhe Shqiptarja.com, se tymi u ngjit deri në katin e dhjetë dhe ata vrapuan kush të mundtte.

"Tre vetë i çua në spital, se di a shpëtojnë, por u asfiksuan. Shkak ishte gjeneratori, brenda nuk futesh dot se mbytesh", tha ai ndër të tjera, duke apeluar edhe për strehim, pasi ka mbetur jashtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Banori rrëfen për Report TV: Vrapoi kush mundi, 3 vetë i çuan në spital, s’e di a shpëtojnë! S’kam ku të rri, se brenda vdes! U dogj gjeneratori, tymi deri në katin e 10-të (VIDEO)

Një nga banorët e pallatit 10-katësh ku ra zjarri dhe raportohen 4 persona të asfiksuar deri tani, tregoi momentet e ngjarjes, panikut, evakuimit dhe pasojat e ngjarjes.

I pyetur nga gazetari i Report TV, Elvis Hila, ai tregoi se ndodhej brenda në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

“Po isha në shtëpi kur ndodhi. Veç kur u mbush shtëpia me tym, korridoret dhe kemi dal me vrap, me sekonda”, shpjegoi ai.

I pyetur se çfarë kishte ndodhur, banori tregoi:

“Ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi prej katit të parë dhe është ngjitur sipër në katin e dhjetë. Gjeneratori është i pallatit. Nuk mund të futesh brenda në shtëpi, sepse vdes. Pallati plotë me tym, tre vetë i kanë çuar në spital. Nuk e di a shpëtojnë a vdesin. Veç kush mundi me dalë. U bllokuam krejt në trup, organet e trupit”, tregoi banori.

Kurse për zhvillimet e mëtejshme, se ku do qëndronte dhe a do kthehej në banesë, ai u shpreh se s’kishte vend ku të qëndronte.

“Me pas shtet, me i çu njerëzit nëpër hotele, nëpër njerëz. Se unë s’kam ku të shkoj. Unë jam jashtë, s’kam njeri këtu, nuk kam ku të rri, jam jashtë se s’kam ça të bëj. Po hyn të tërë brenda do hyj edhe unë, po vdiqën, ça të bëj. Është i rrezikshëm, por me pas shtet vjen Shëndetësia, kontrollon komplet pallatin”, përfundon banori rrëfimin.

Ora 19:57
Zjarri në pallatin 10-katësh në Lezhë, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe një banor! Dërgohen në spital, situata në vendngjarje ende e rrezikshme

Zjarri në pallatin 10-katësh në Lezhë, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe 1 banor në lagjen “Besëlidhja”.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Prezenca e tymit brenda pallatit vijon të jetë problem për shëndetin e banorëve, ndaj është rekomanduar që të mos kthehen në banesa deri ta rreziku të kalojë plotësisht.

Banorët po qëndrojnë jashtë, deri në stabilizimin dhe kthimin në normalitet të situatës.

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere