LEZHE - Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi ka drejtuar sot gishtin e akuzës ndaj institucioneve vendore të qytetit verior, fajtore sipas tij për situatën e krijuar nga përmbytjet që pasuan shirat e ditëve të fundit. Sipas prefektit, gatishmëria e këtyre institucioneve për të përballuar situatën e krijuar nuk ka qenë në nivelin e duhur.
Reagimi i Pal Dajçit, ka ardhur gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës. Dajçi ka kërkuar një bashkëpunim më të frytshëm mes të gjithë aktorëve në përballimin e emergjencave të tilla.
“Duhet të kishit marrë masa më parë për të përballur pasojat e këtyre përmbytjeve.
Ju e dinit që kjo periudhë është e mbushur me reshje, ndaj nuk e kuptoj pse me kaq vonesë hapja e kanaleve kulluese. Të gjitha instancat kanë përgjegjësitë e veta për këtë situatë”, akuzoi prefekti Dajçi gjatë mbledhjes.
Në takimin e Emergjencave Civile të Lezhës është prezantuar edhe shtabi që do të monitorojë situatën gjatë stinës së dimrit, ndërsa është kërkuar që këto shtabe të ngrihen menjëherë edhe në njësitë e qeverisjes vendore.
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com