LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Balldre - Lezhë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Report Tv mëson se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ali Dushku. 

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, teksa siç shihet nga pamjet që Report Tv sjell përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dhe dëme të mëdha materiale të 2 automjeteve tip "Benz" dhe "Peugeot e drejtuar nga Marie Malaj".

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.