LEZHË - Një grua ka humbur jetën mesditën e sotme pas një aksidenti të rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion dhe një automjet tip Benz me targa LE 6200 A, janë përplasur dhe njëri prej tyre u përfshi nga flakët. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesja e mjetit tip Benz dhe është plagosur edhe një tjetër grua e cila ishte pasagjere. 

Paraprakisht mësohet se automjeti tip benz i ka ndërprerë rrugën kamionit.

aksidenti

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)