Lezhë, përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë, 1 në kërkim

Gjashtë persona janë vendosur në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur një ambient (lokal) për prostitucion dhe shitje të të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si:

Krenar (Bashkim) Lika (pronari i lokalit) 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin,  për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;  

Blerina Leti 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale "Prostitucioni";

Ahmet Rizvani 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Alketa Volaj 37 vjeçe, banuese në Lezhë, Vjollca Haka 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe Klaudia Oshafi 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit". 

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

Operacioni u kodua “Fazani”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm