Lezhë/ Grabitësi plagos rojën e karburantit për të vjedhur 50 mijë lekë të vjetra (VIDEO)

Roja i një karburanti në Lezhë ka mbetur i plagosur pas një tentative grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë rreth orës 22:30, kur që një hajdut ka tentuar të vjedhë karburantin dhe ka hasur në rezistencën e rojes.

Autori e ka plagosur rojen me armë zjarri në këmbë dhe më pas është larguar,ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij. Roja është transportuar menjëherë në spitalin e Tiranës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Roja i plagosur është shtetasi Martin Prenga. 

Karburanti që u grabit në Lezhë

Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se grabitësi ka mundur të marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të vjetra.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorit. Grabitësi ka qenë i maskuar dhe në një automjet pa targa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 19/08/2018 09:43

    Rrini te qet se do e zbrdh ceshtjen drejtori policis lezhes kok thumi dhe do i kerkoj lekt pronarit te karburantit se sje ne rregull me letrat e karburantit se esht njish kok thumi perkto gjera

    Përgjigju
    • shoku: 19/08/2018 10:19

      O Tani mos u merr me llafe se drejtori i Lezhes eshte danoc kombinati e ta meson ai si i kap leprat e lezhes si ty.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja