Plagosja e Hilë Gjinit në Lezhë, gjykata lë në burg Gjergji Gjinin: Kemi patur konflikte të vazhdueshme, nuk kisha qëllim plagosjen, por ta frikësoja

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hilë Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka patur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa patur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij.

Ndërsa avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një masë më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën.

Por kërkesa e palës mbrojtëse nuk u mor parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokuroria Arben Agovi e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë vendimi i Gjykatës së Lezhës pritet të ankimohet nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

69-vjeçari Gjergj Gjini i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj fqinjit të tij Hilë Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij.

Ka qenë ndërhyrja e fëmijëve dhe bashkëshortes së 43-vjeçarit të cilët janë përleshur dhe hequr armën nga dora autorit, duke shmangur në këtë mënyre një ngjarje me përmasa më të mëdha, referuar faktit se në makina ishin dhe 4 fëmijet e mitur.

Shkak i kësaj plagosje mësohet të kenë qenë konfliktet për prona si dhe helmimin i deleve nga Hilë Gjini, bashkëfshatarit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2004.

Hilë Gjini

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare