Konflikte për pronat në Lezhë, fqinji plagos me 2 plumba në këmbë Hilë Gjinin teksa dërgonte fëmijët në shkollë! Autori i arrestuar: Në 2004 më helmoi delet (VIDEO)

LEZHË - Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri mëngjesin e së martës (1 dhjetor) në fshatin Balldre të Lezhës, ndërsa policia identifikoi dhe prangosi autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili ishte fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur pas disa konflikteve mes trye, për pronën dhe për "helmimin e deleve" konflik ky më i vjetër i ndodhur që në vitin 2004.

Sipas të dhënave Hilë Gjini u qëllua me pushkë sapo kishte dalë nga banesa dhe po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij tip "Benz". Nga të shtënat 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijet të cilët ndodheshin në makinë fatmirësisht nuk janë lënduar.

Gjini ka qëndruar për rreth 30 minuta i plagosur në automjet, duke pritur autoambulancën e cila e mori dhe e dërgoi në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin e dyshuar të plagosjes, duke e arrestuar 2 orë pas ngjarjes. Ai është 69-vjeçari Gjergj Gjini i cili prangos në rrethinat e fshatit Balldre, ndërsa u sekuestrua dhe armë me të cilën ka kryer plagosjen. 

Autori i plagosjes mësohet të ketë thënë në polici se me 43-vjeçarin e plagosur konfliktet i kanë nisur që në vitin 2004, pasi sipas tij ai i kishte helmuar delet. “Kishim konflik që në 2004 pasi ai më helmoi delet”, ka thënë autori mes të tjerash. Që prej asaj kohe kanë patur konflikte edhe për çështje pronësie dhe sipas tij edhe pak dite më parë kanë debatuar. Ndërkohe të dy familjet ishin me origjinë nga kashnjeti dhe ishin zhvendosur prej vitesh me banim afër njëri tjetrit në Balldre.

Nga tërësia e veprimeve hetimore mësohet se autori i ka zënë pritë 43-vjeçarit disa metra larg banesës dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit që po lëvizte bashkë me fëmijet dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy gëzhoja si dhe po merren në pyetje familjarë të autorit dhe të plagosurit. Banesat e tyre ishin në një distancë prej 300 metrash larg njëra-tjetrës dhe dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë konfliktet e pronësisë mes tyre. 43-vjeçari Hilë Gjini nuk njihej si person problematik, teksa nga viti 2011 deri në 2015-ten ka qenë këshilltar komunal në Balldre nën siglën e Partisë së Gjelbër e cila në atë kohë ku ishte në koalicion me Partinë Socialiste.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
Plagosi me 2 plumba në këmbë fqinjin në Lezhë, zbardhet dëshmia e autorit: Kishim konflikt që në 2004 pasi ai më helmoi delet

1606833933_1606812909gjinilezhe001.jpg

Zbardhet dëshmia e 69-vjeçarit Gjergj Gjini i cili palgosi me 2 plumba në këmbë ditën e sotme në në fshatin Balldre të Lezhës, fqinjin e tij, 43 vjeçarin Hilë Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin tip "Benz".

Autori i plagosjes mësohet të ketë thënë në polici se me 43-vjeçarin e plagosur konfliktet i kanë nisur që në vitin 2004, pasi sipas tij ai i kishte helmuar delet. “Kishim konflik që në 2004 pasi ai më helmoi delet”, ka thënë autori mes të tjerash.

Që prej asaj kohe kanë patur konflikte edhe për çështje pronësie dhe sipas tij edhe pak dite më parë kanë debatuar. Ndërkohe të dy familjet ishin me origjinë nga kashnjeti dhe ishin zhvendosur prej vitesh me banim afër njëri tjetrit në Balldre.

2 orë pas ngjarjes është 69-vjeçari Gjergj Gjini i cili prangos në rrethinat e fshatit Balldre, ndërsa u sekuestrua dhe armë me të cilën ka kryer plagosjen.

Ora 14:13
Plagosja në Lezhë/ Kjo është arma pushkë me të cilën u plagos Hilë Gjini

1606828707_armalezhe001.jpg

Kjo është arma zjarrit e llojit pushkë me të cilën u plagos Hilë Gjini mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës.

Pas ngjarjes autori Gjergj Gjini e ka lënë armën sipër një muri rrethues të një banese afër vendit ku ndodhi ngjarja dhe më pas është larguar.

Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ora 10:28
Plagosi Hilë Gjinin për konflikte pronësie, arrestohet 69-vjeçari Gjergj Gjini

1606808579_lezhe.jpg

Pas 2 orësh ndjekje, policia ka arritur të arrestojë Gjin Gjinin, 69-vjeçarin që plagosi me automatik fqinjin e tij, Hilë Gjinin.

Autori është ndaluar në rrethinat e fshatit Balldre në Lezhë pas ndihmës së fqinjëve dhe banorëve të zonës.

Gjithashtu efektivët e policisë kanë sekuestruar dhe armën tip 'Pushkë' me të cilën autori qëlloi 43-vjeçarin.

Policia njofton se shkaqet e kësaj ngjarje janë çështje pronësie.

Ora 09:51
Lezhë/ Ky është Hilë Gjini i cili u plagos nga fqinji i tij! 43-vjeçari ka qenë anëtar i Këshillit Komunal Balldre

Ky është 43-vjeçari Hilë Gjini i cili u plagos mëngjesin e sotëm (1 dhjetor) në fshatin Balldre në Lezhë.

Mësohet se Gjini ka punuar si Këshillin Komunal gjatë viteve 2011-2015 me Partinë e Gjelbër në koalicion me PS.

1606812909_gjinilezhe001.jpg

Hilë Gjini
Ora 09:00
Njoftimi i policisë: Hilë Gjini qëllohet në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me plagosjen e mëngjesit të sotëm. Hilë Gjini, 43 vjeç është plagosur me dy plumba në këmbë në fshatin Balldre.

Autori është identifikuar si një banor i zonës me iniciale Gj.Gj. i cili sipas burimeve të Report Tv ka përdorur armë automatik.

Hilë Gjini ka qëndruar rreth 30 minuta në makinë ku u qëllua derisa ka ardhur ambulanca që e ka transportuar atë në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Ora 08:46
Lezhë/ Kjo është makina ku është qëlluar me 2 plumba Hilë Gjini

Kjo është makina ku është qëlluar Hilë Gjini mëngjesin e sotëm.

43-vjeçari ka qëndruar aty derisa ka mbërritur ambulanca e cila e ka transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 01/12/2020 15:05

    Ka mbrojt pronen nderin kanunin. Avini i ka vjedh malcoret te cohemi te shporrim Edvinin

    Përgjigju
  • Oh sa mir: 01/12/2020 11:53

    Me qen shpellari....qysh qellohet me arme ne makine kur la femijet brenda vetem mostrat e bejne. Futini plumbin atij qe qelloi se e ka hak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja