Lezhë/ Prefektura rikthen vendimin për faljen e tarifave vendore, Ndreu: Do kërkojmë hetim administrativ për këto veprime

Falja e detyrimeve të prapambetura të tarifës së shërbimeve publike të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjarët dhe institucionet të cilat do të paguajnë taksat e tjera vendore për periudhën e kaluar dhe të këtij viti, ka përplasur insitucionin e prefektit me Bashkinë e Lezhës.

Kjo vendimarrje e Këshillit Bashkiak nuk është konfirmuar nga prefekti i qarkut Gjergj Prendi, duke rikthyer për rishqyrtim me pretendimin se nuk është e bazuar në ligj. Por këshilli nuk e mori në konsideratë, pasi vendimi ka hyrë në fuqi dhe i ka nisur efektet e tij.

“Vendimi nr. 95 datë 3 dhjetor 2024 nuk është përgjigja për lirshmëinë brenda afatit dhjetë ditor. Ligji e përcakton qartë se ligji hyn në fuqi dhjetë ditë pas shpalljes. Si rëzultat ky vendim duke parë edhe kohën ka hyrë në fuqi dhe i ka filluar efektet e veta. Ne nuk mundemi të kaperëcejmë çdo afat ligjor të kthejmë, të anulojmë apo ta çojmë në shqyrtim që i ka filluar efektet vetëm me bazën e ligjit.

Institucioni i prefektit në këtë shkresë interpretuese ngatërron kompetencat përe falje me masat që marrim ne si institucion për të stimuluar bizneset dhe familjarët nëpërmjet pagesave dhe detyrimeve për 2024. Ne nuk bëjmë falje apo amnisti të përgjithshme të tarifave dhe taksave vendore”, tha Agostin Marku, nënkryetari i këshillit bashkiak.

I ashpër në qëndrimin e tij ishte dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i cili paralajmëroi hetim administrativ për veprimet e insitucionet të prefektit, ndërsa përfaqësuesja e opozitës Alfrida Marku tha se nuk jemi informuar në lidhje me shkresën e prefekturës në lidhje me këtë çështje.

“Në këtë histori ka diçka që nuk shkon, ose ka lajthit dikush atje te perfektuara...ne do të kërkojmë një hetim administrativ si mund të bëhet një shkresë e tillë. Ne mund ti heqim që tani tarifat vendore, i bëjmë zero komplet”, tha Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Lezhë.

Vendimi për faljen tarifës së shërbimeve publike u mor me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak në fillim të muajit dhjetor, si një lehtësi fiskale që bizneset, familjarët dhe institucionet të paguajnë taksat e tjera vendore.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Malin e Zi, Kryeministri i vendit propozon ndalimin e armëve

Masakra në Malin e Zi, Kryeministri i vendit propozon ndalimin e armëve