Lezhë- Policia e qarkut të Lezhës ka nisur hetimin për katër zyrtarë të komunës Selitë, të cilët akuzohen për veprën penale "falsifikim i dokumenteve".
Burime zyrtare nga policia e qarkut të Lezhës, bëjnë të ditur për ATSH-në se "filloi procedimi penal në gjenje të lirë për shtetasit, V Gj., 38 vjeç, me detyrë Kryetar i Komunës Selitë, K Ll., 34 vjeç, me detyrë Kryetar i Këshilit Komunës Selitë, K C., 42 vjeç, anëtar i Këshillit të Komunës Selitë dhe Gj Ll., 6- vjeç, anëtar i Këshillit të Komunës Selitë, që të katër banues në Kurbnesh, Mirditë".
Sipas policisë, procedimi ndaj tyre filloi, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, një akt verifikimi të falsifikuar duke i sjellë si pasojë humbjen e gjyqit shtetasit F B, banues në lagjen "Varosh", Lezhë.
Materialet iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Lezhës, për veprën penale "falsifikim i dokumenteve"./ATSH/
/Shqiptarja.com