Lezhë, promovohet libri studimor i Thanas Gjikës! Ballafaqim i dhiatës së re me faktet historike

Mes skelave, aty ku punohet për restaurimin e kishës së Shën Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës është promovuar libri i studiuesit Thanas Gjika, i cili prej vitesh jeton në ShBA. Në mungesë të tij, miq të librit dhe përfaqësues të dioqezës së Lezhës, vlerësuan botimin e ri me karakter studimor "Disa Korrigjime në Shënimet Sqaruese dhe Hartat e Dhiatës së re".

"Libri është përpjekje e autorit të bëjë analizë apo ballafaqim të tekstit biblik me fakte historike e që ka lidhje historike ilire-arbërore. Bibla është vlera fetare, e kulturore shkrimet e saj i ka në dokumente të shkruara dhe në legjenda e gojëdhëna", shprehet Dom Nik Ukgjini, Studiues.

"Një moment i bukur pasi vete libri me titullin që ka tregon rëndësinë që ka kjo tokë që ka mirëpritur figura të mëdha, me siguri prania e kalimi i apostullit ka lënë bekimin për këtë tokë", thotë  Dom Angjelin Krygja, Sekretari i Ipeshkvisë.

Ky është botimi i trete i Gjikës, përmes të cilit hedh tezën se Apostulli Shën Pali ka udhëtuar në trojet shqiptare gjatë periudhës ilire, e konkretisht në Hajmel të Lezhës dhe në ishullin e Sardës në Shkodër.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen