LEZHE - Një atentat ka ndodhur në qendër të qytetit të Lezhës mesditën e sotme. Kastriot Përgjegja, 40 vjeç u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij, nga një person që ishte në lëvizje. 40-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushatarak të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Autori i ngjarjes është larguar në drejtim të paditur dhe nuk dihet identiteti i tij. Policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për kapjen e autorit të plagosjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 14.50 të ditës së djeshme. Kastriot Përgjegja po udhëtonte i vetëm me mjetin e tij, kur sipas policisë së Lezhës, Albert Përgjini, 30 vjeç, nga fshati Manati, i është afruat tek dritarja e mjetit dhe pasi ka debatuar me të e ka qëlluar katër herë me pistoletë.
Të njëjat burime shprehen se dy plumba e kanë kapur në gjoks 40-vjeçarin, ndërsa një tjeter plumba e ka kapur në kokë. Burime zyrtare të polcisë së Lezhës bëjnë me dije, se dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e Martin Shtjefnit. Sipas të njëtave burimeve, ngjarja ka lidhje me vrasjen e 10 janarit të këtij viti, ku edhe mbeti i vrarë Martin Shtjefni dhe u plagos Ergys Nika. Policia ka pohuar, se Kastriot Përgjegja ka qëenë prezent në lokal, ku ndodhi vrasje, së bashku me Anton Tonin, Ergys Nikën dhe Maringlen Përgjinin. Ndërkohë që në deponimet në polici, pretendohet se
Përgjegja i është shmangur implikimit në vrasje, duke implikuar Maringlen Përgjinin, i cili u vetëdorëzua, duke pretenduar, se nuk ishte ai autorë i krimit dhe se do arronte të mbrohej në prokurori, duke hedhur poshtë akuzat, se nuk është ai ekzekutori i Martin Shtjefnit.
Dyshohet, se përgjegja, si dëshmitar, ka mbajtur qëndrim të lëkundur mbi autorësinë. Fillimisht ka thënë se vrasjen e ka kryer Ergys Nika, ndërsa me vonë edhe ai ka pranuar se konfliktin me Martinin e ka patur Ergysi, ndërsa më pas ka ndërhyre dhe ka qëlluar Marigleni. Autori i plagosjes së djeshme është i afëm i Maringlen Përgjinit dhe dyshohet, se pikërishtë për këtë arsyje ka kryer edhe plagosjen e 40-vjeçarit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 23 prill 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com