Kontenier të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen nëpër rrugët e qytetit.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, kjo situatë është shkaktuar pasi ka përfunduar kontrata e firmës kontraktuese për pastrimin e qytetit, dhe se po merren masa provizore deri në një zgjidhje përfundimtare.
Sipas Frrokaj tenderi i ri i pastrimit do të bëhet në muajin shtator dhe situata do të marrë menjëherë zgjidhje për pastrimin e qytetit.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)