Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit, ku humbi jetën 36-vjeçari, Anton Zefi.

Ndaj 52-vjeçarit S.T rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Anton Zefi nga fshati Pllanë ra nga lartësia e kantierit teksa ishte duke punuar. Fatkeqësisht i riu ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksdentin në një objekt në ndërtim, në Kune, Shëngjin, me pasojë vdekjen e shtetasit A. Z., bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kryen veprimet për rastin, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin:

“S. T., 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ky shtetas ishte drejtues teknik në firmën që po kryente punimet për ndërtimin e pallatit, ku gjatë punës, dyshohet se aksidentalisht, humbi jetën punëtori, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë”, njoftoi sot policia.

lajm ne perditesim...