LEZHË - Ndërsa inspektoi punimet e kryera për rehabilitimin dhe ripyllëzimin e rezervatit natyror të Kune Vainit në Lezhë, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lancuar projektin që pritet të nisë së shpejti në këtë zonë.
Sipas ministrit Koka me investimin e kryer tashmë në këtë zonë i është hapur rrugë krijimit të një infrastrukturë të nevojshme që kjo lagunë të jetë e vizitueshme dhe tërheqëse për çdo turist.
Në këtë zonë të mbrojtur do të ketë ndërhyrje në problematikat e krijuara nga erozioni, krijimi i kushteve të nevojshme të faunës së egër dhe ripyllëzimin e saj.
“Ndjeva një kënaqësi vërtetë të veçantë, pashë shumë shpendë në Lagunë. Ajo që është e rëndësishme është q ne i kemi hapur rrugë një projekti shumë madhor i investuar nga Ministria e Mjedisit. Për të krijuar një Infrastrukturë të nevojshme për të qenë i vizitueshëm nga të gjithë qytetarët shqiptarë.” –u shpreh ministri Lefter Koka.
Ngritja e sistemit te informimit te vizitoreve, prezantimin i vlerave të natyrës dhe biodiversitetit, vendosja e tabelave me informacionin e nevojshëm, ndërtimi i urave lidhëse ne brigjet e kënetës si dhe krijimi i infrastrukturës çlodhëse për vizitorët kanë qenë hapi i parë për rehabilitimin e rezervatit natyror Kune Vain.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO