Mëngjesi i kësaj të shtune ka përkeqësuar akoma më shumë situatën e krijuar nga zjarret e shfaqura në Shëngjin, ku erërat e forta që kanë fryrë gjatë natës i kanë përhapur flakët akoma më shumë.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, zjarri i rënë pranë malit në afërsi të Shëngjinit është përhapur akoma më shumë, ndonëse për të shuar flakët e zjarrit janë angazhuar policia dhe ushtria.

Në një lidhje telefonike për Report Tv kreu i Shërbimit Zjarrfikës në lezhë, Agustin Pepkolaj ka thënë se situata është përkeqësuar dhe se për të minimizuar vatrat duhet patjetër ndërhyrja e flotës ajrore.

Ai ka shtuar se, forca të policisë, ushtrisë e zjarrfikëseve janë në terren, por era vijon q ëtë jetë e fortë në zonë.
 
Në këto momente që po flasim janë shfaqur edhe dy vatra të reja dhe në orët e para të mëngjesit patëm një agravim të situatës. Forcat kanë ndërhyrë dhe arritëm që në orën 04:00 të mëngjesit e vumë nën kontroll, por për shkak të erës vatrat janë shfaqur në vende të ndryshme. Baza logjistike është e domosdoshme. Terreni është shumë i thyer dhe ka një përhapje të ekspertëve në zonë, për të menaxhuar situatën. Kërkohet flota ajrore që këto vatra zjarri të minimizohen. Janë shumë komponentë që kërkojnë vlerësim të situatës. Aktualisht që flasim ka panik tek banorët dhe pushuesit janë larguar. Mbrëmë vatrat u vunë nën kontroll, por mëngjesin e sotëm janë riaktivizuar. Deri tani nuk rrezikohen banesat dhe pushuesit, ndonëse po vijon erë e fortë