Vatra e zjarrit në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ungrej, vijon të jetë aktive, ndërsa sipas banorëve në zonë janë mbi pesë vatra zjarri që po mbajnë situatën shqetësuese.
Sipas tyre, megjithëse gjatë ditës së sotme pati ndërhyrje nga toka dhe ajri dhe situata u vu nën kontroll, flakët janë riaktivizuar pasdite dhe po avancojnë në drejtim të zonave të banuara.
Banorët shprehen të shqetësuar për përhapjen e zjarrit dhe kërkojnë vijimin e ndërhyrjes nga strukturat e emergjencës, me qëllim parandalimin e afrimit të flakëve pranë banesave dhe zonave të banuara.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ 11 vatra aktive, problematik zjarri në malin e Tërbunit në Pukë! Operacione nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
LAJMET MË TË VLERËSUARA









