LEZHE- Janë rikthyer sërisht vatrat masive të zjarrit, të cilat nisën mbrëmjen e djeshme në malin e Rrencit në hyrje të Balldrenit në Lezhë. Sipas informacioneve zjarri ka marë sërisht përmasa të mëdha duke vënë sërisht në rrezik disa banesa të cilat gjenden aty pranë.
Forca të shumta zjarrëfikësesh kanë ardhur që dy orë më parë nga Shkodra, Kurbini, Mirdita dhe Lezhe dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banesave.
Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikëseve bëhet pak e vështirë për shkak të erës e cila favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit.
Barinjtë i vënë zjarrin pyllit të Balldrenit, angazhohet edhe ushtria
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e së hënës malin e Rrencit pranë fshatit Balldre të Lezhës. Vatra e zjarrit është pikasur rreth orës 19:00, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor, ndërsa janë rrezikuar edhe disa banesa përreth.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritë zjarrfikësit e Lezhës, të cilët pasi panë agravimin e situatës kanë kërkuar edhe ndihmën e kolegëve të tyre nga Mirdita, Shkodra dhe Kurbini për të neutralizuar flakët, por ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer.
Forcat zjarrfikëse janë përqendruar pranë banesave për të shmangur çdo rrezik për jetën e banorëve, ndërsa rreth orës 24:00 në zonë kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore.
Shefi Repartit Zjarrfikës në Lezhë, Agustin Pepkolaj, ka bërë të ditur se situatë është monitoruar gjatë gjithë kohës nga Shtabi i Emergjencave dhe falë këtij angazhimi është bërë e mundur mbrojtja e banesave nga flakët.
Nga zjarri në Malin e Rrencit janë djegur mbi 10 hektarë pyje, ndërsa vatra është lokalizuar falë ndërhyrjes së forcave të ushtrisë dhe nuk përbën rrezik për banesat përreth.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit por nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga barinj të zonës, të cilët i vënë flakën pyllit për të hapur kullota të reja.
Ky është një rast i përsëritur,pasi edhe vitet e shkuara ky masiv pyjor është përfshirë nga flaket.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO