Lezhë, rriten taksat vendore për hotelet dhe lokalet

Bizneset në Lezhë do të paguajnë më shumë taksa e tarifa vendore. Vendimi është marrë me shumicë votash në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe pritet miratimi nga Prefekti. Konkretisht rritet tarifa e fjetjes në hotele me 30 lek për klient dhe taksa për shfrytëzimin e hapësirave publike me 100 lek për metër katror.

“Vlera e taksës së fjetjes në hotel të jetë 200 lek, shtesë 30 lek për natë, për çdo person. Tarifa për shfrytëzimin e hapësirës në zonën e parë vlera jo 200 por 300 lek/m2”.- tha Dritan Boci, drejtor i të Ardhurave dhe Tarifave Vendore Bashkia Lezhë.

Për herë të parë do të taksohen dhe mjetet e lundrimit gjatë sezonit veror. Rritja e taksave u kundërshtua vetëm nga këshilltari Agustin Marku.

 “Nuk mund të ketë ndarje sipas zonave, pse të taksohet një biznes në Lezhë e jo në Shënkoll?!”- tha Agustin Marku, këshilltar bashkiak.

Nuk ka ende një numër të saktë të bizneseve që preken nga rritja e taksave vendore, por burime nga bashkia thanë se janë kryesisht hotele, restorante e bar kafe që ushtrojnë aktivitetin në bregdet, në qendër të qytetit si dhe ato që shtrihen në rrugën nacionale Laç-Lezhë-Shkodër.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I papuni: 02/11/2022 23:30

    Te rrisin taksat për k..vat e hoteleve për më shumë për ato që janë punonjëse ne administratën shtetërore e si punë të dytë bejnë pros...tutën në këto hotele ku i njohin mirë ato që vënë taksat se një pëllëmbë vend është.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë