LEZHE - Nuk lejoi të bijën të takohej me të dashurin e saj për Shën Valentin, 28-vjeçari tenton të vrasë të ëmën dhe gjyshen e saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës gjatë ditës së djeshme kur u shënua edhe festa e të dashuruarve “Shën Valentini”.

Fatjon Lasku 28-vjeç, ka dashur të takohet me vajzën e Valbona Vaçit, por kjo e fundit nuk ka qenë dakord. Në këto kushte, 28-vjeçari ka qëlluar me armë në banesën e Hanife Vaçit, gjyshes së të dashurës së tij ku gjatë tentativës së vrasjes ndaj Valbonës dhe nënës së saj Hanifes, ka lënë të plagosur këtë të fundit. Banesa e familjes Vaçi ndodhet në lagjen “Gurra”, të Lezhës.

Uniformat blu të qytetit të Lezhës, bënë të ditur përmes një komunikate për mediat se është bërë i mundur arrestimi i 28-vjeçarit Fatjon Lasku i akuzuar për “tentativë vrasje”.

Dje Shën Valentini, festa e të dashuruarve u përgjak, kur 50-vjeçari Fatos Kapllani vrau nënën e dy fëmijëve, 32-vjeçaren Antoneta Petri dhe më pas vrau edhe veten e tij. Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Ersekës, në apartamentin ku 32-vjeçarja jetonte së bashku me vajzën e saj 10-vjeçare dhe të ëmën 80-vjeçare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)