Një bllok pallatesh 5-7 kate me sipërfaqe ndërtimi 6 712 m2 janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, pasi leja për ndërtimin e tyre dyshohet se është dhënë në kundërshtim me ligjin. Objekti është duke u ndërtuar nga një shoqëri me qendër në Lezhë 

Më konkretisht me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar një pallat 5 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2 si dhe një pallat 7 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.

Ka qenë urdhëri datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, që ka çuar në ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror ", Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë, në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit Agustin Ulidedaj. 


(Agustin Uldedaj, ndërtuesi i pallateve të sekuestruara)

Gjithashtu, sekuestro është vendosur edhe për një truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje "Besëlidhja" Lezhë, në pronësi të shtetasit B.Dedja. Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin. Prokuroria ka regjistruar veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" "dhe "Fallsifikim dokumentash" si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor e cila ka regjistruar proçedimin penal duke kryer më pas veprimet e mëtejshme. 

Këto sekuestro, rezultat i bashkëpunimit të punës hetimore, mes Policisë së Lezhës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Me datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua Urdhëri datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror ", Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë , në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.

Konkretisht: 
- Një pallat 5 katësh dhe në proçes kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2. 
- Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2. 

Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të fallsifikuara. 

Gjithashtu, po më datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë ekzekutimi i urdhërit datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 128 datë 13.04.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror "Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme ( dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër ), konkretisht Truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje "Besëlidhja" Lezhë, në pronësi të shtetasit B.D.

Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin.  Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës.

Ky proçedim policor me rezultat "Sekuestro preventive" , është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Lezhës e cila ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, materialet proçeduriale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në lidhje me këto 2 raste për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" "dhe "Fallsifikim dokumentash" si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor e cila ka regjistruar proçedimin penal duke kryer më pas veprimet e mëtejshme.