LEZHË-Sekuestrohet nga policia në rrugën Lezhë – Milot, 700 kg duhan i grirë, i paketuar gati për shitje.
/Shqiptarja.com
Duhani po transportohej me një fugon tip Benz, ndërsa u arrestua drejtuesi Erzen Halihakaj 34 vjeç banues në Malësi e Madhe - Shkodër.
Erzen Halihakaj akuzohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë, fshehja e të ardhurave dhe prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
dy.b/shqiptarja.com




