Dyshohej për shitje armësh dhe në qytetin e Lezhës. Policia ka sekuestruar armën që 22 vjeçari kishte shitur, një armë zjarri pushkë me 5 fishekë. Ndërsa ditën e sotme, i është gjetur në flagrancë një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike marijuanë.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
Veprat penale në ngarkim të tij " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit" "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278/a, 279 dhe 283 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com