Lezhë- Një 32-vjeçar që shiste lëndë narkotike në qytetin e Lezhës u arrestua sot (29 Janar) nga policia.
Pas informacioneve nga inteligjenca operative dhe dyshimeve për aktivitetin e paligjshëm të të riut, uniformat blu u vunë në lëvizje për kapjen e tij.
I prangosuri është Ermando Lekaj, banues në Lezhë, ndërsa iu sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Holder". Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi policia vendore.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj tij u ngrit akuza “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
A.Q/Shqiptarja.comKomente

