Situata më problematike ishte në lagjen "Besëlidhja", pasi niveli i ujit arriti në 50 cm, duke bërë që edhe ujrat e zeza të dalin në sipërfaqe. Edhe rrugë kryesore që përshkojnë Lezhën u mbuluan nga uji, duke vëhtirësuar ndjeshë lëvizjen e mjetee dhe të qytetarëve.
Vështirësi të shumta pati edhe në segmentet ku vazhdojnë të qëndrojnë të hapura kanalet për tubacionet e ujit të pijshëm.
Këto përmbytje janë vetëm një paralajmërim për qytetin e Lezhës, që siç duket edhe këtë dimër do të jetë nën pushtetin e ujit, ndërsa pushteti vendor vijon të hesht përballë kësaj situate.
Redaksia Online
(u.s/shqiptaja.com)