Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Foto ilustruese

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura e Cenit në Lezhë i ka kërkuar 33 vjeçarit drejtues të mjetit që të priste se po kalonte rrugën.

Ky i fundit ka zbritur nga makina e ka dhunuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.  44-vjeçari ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë dhe kokë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha ne spitalin e Lezhës, informon gazetari i Report Tv, Elvis Hila.

Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e autorit të dhunës.

“Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Lezhë, dhe është larguar me automjet, nga vendngjarja” informoi policia.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2024 00:07

    I ka ndodhur nenes time nje situate gati e ngjashme vite me pare,isha dhe une e pranishme.Po kalonim rrugen tek stadiumi Dinamo,tek /M.Gjollesha/.Ky zoteria qe eshte sulmuar sot eshte 44 vjec,por nena ime ishte e moshuar dhe ecte me ngadale.Drejt nesh po vinte nje makine me shpejtesi dhe nena ime e mesuar me shoferet jashte qe te respektojne e te presin ne cdo pjese rruge qe kalon,beri verejtje me ze pak te larte per shpejtesine e tepert dhe padurimin e shoferit.Ky birboja qe dukej qe sapo kishte zbuluar Tiranen,doli nga makina dhe leshoi ne drejtim te nenes nje zhargon e ca tinguj qe besoj se me te cilat u drejtohej bagetive per te cilat ishte kujdesur deri pak kohe me pare,perpara se te zbulonte se botes nuk i vihet rrotull vetem me gomar,por dhe me nje mjet me 4 rrota qe quhet makine.Pas kesaj,u fut prape ne makine me shpejtesi e tersellime dhe i meshoi me teper pedalit te gazit,per te rifituar dyfish kohen qe i humbi nena ime.

    Përgjigju
  • Kola: 28/03/2024 16:08

    Kjo është Shqiperia,Këto janë Shqiptarët.Dhunohet një i ri në Korçë drejtësia e Plepave jep masën me detyrim praqitje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit