Një zjarr i rënë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Shënkoll, pikërisht në sektorin e sigurisë së zakonshme, ka sjellë vdekjen e një personi 25-vjeç me origjinë nga Kruja i cili quhet Flamur Sulaj, ndërkohë që 9 persona janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të asfiksisë, mes tyre disa të dënuar.
Viktima Flamur Sula i dënuar me 10 vjet në shkallën e parë për tentative vrasje është gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Shpërthimi ka ndodhur nga nje bombël gazi në qelinë e tij në ambientet e paraburgimit.
Megjithëse gardianët e brendshëm dhe ata të jashtëm kanë konstatuar praninë e flakëve, ndërkohë sipas burime nga brenda burgut ata nuk kanë njoftuar zjarrfikësit në kohë, gjë e cila solli vonesën e tyre me 40 minuta.
Zjarri i rënë në dy dhoma ku secila kishte nga 5 të paraburgosur, pas ardhjes së zjarrfikëseve është tentuar të shuhet nga dritarja, pasi administrata e burgut, nuk ka pranuar të hapë dyert në këtë sektor. Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga brenda burgut të Shënkollit, ku duken zjarrfikësit në tentativë për të shuar flakët.
Dëshmitë e të burgosurve
Por përkundër deklaratës së Drejtorisë së Burgjeve, të burgosurit japin një tjetër version të ngjarjes. Sipas tyre mes dhomave 5 dhe 8 të katit të dytë në godinën numër 1 ka pasur një konflikt prej disa ditësh, ndërsa sot dhoma numër 5 është goditur nëpërmjet dritares me një bombol gazi të cilës i ishte vënë flaka e cila është përhapur mbi dyshek dhe batanije.
Situata është përkeqësuar menjëherë për shkak se ka pasur prezencë të larte tymi. Dhomat nuk janë hapur për të paktën 40 minuta, pasi duhej urdhri i drejtorit të burgut i cili ka vonuar. Kjo ka sjellë vdekjen 25-vjeçarit Sula, ndërsa disa të tjerë janë asfiksuar.
Ngjarja ka sjellë revoltën e të burgosurve ndaj edhe drejtoria e burgut të Shënkollit ka kërkuar mbështetjen e të tjera forcave policie që kanë mbërritur nga Laçi dhe Mirdita.
Dëshmitë, dyshime për vetëvrasje
Një tjetër i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë gjatë dëshmive është shprehur se sot ka qenë duke folur nga jashtë qelisë me viktimën. Sipas dëshmitarit, viktima ka qenë i mërzitur. "Në një moment, ai ka qene brenda në qeli, ka futur disa bombola të vogla gazi poshtë krevatit dhe me pas i ka vënë flakën dyshekut, nga zjarri ka ndodhur shpërthimi" shprehet njëri nga të burgosurit.
Gardianët qëlluan në ajër
Shpërthimi i bombulës së gazit ka shkaktuar panik edhe tek punonjësit në Shënkoll të Lezhës. Sapo kanë pikasur zjarrin disa prej të dënuarve të godinës numër 1 kanë tentuar që të dalin me forcë nga dhoma. Nga ana tjetër shpërthimi ka frikësuar edhe vetë punonjësit e burgut.
Sipas burimeve menjëherë, sapo kanë dëgjuar zhurma, gardianët e burgut kanë qëlluar me armë në ajër për të trembur të burgosurit. Mjediset e jashtme të burgut të Shënkollit janë rrethuar nga forca të shumta policie në të gjitha anët, deri në normalizimin e plotë të situatës.
Kaosi nga zjarri
Situata vazhdon të jetë kautike, pasi të burgosurit janë të vendosur në oborrin e godinës numër 1 dhe për momentin ata nuk mund të vendosen nëpër qeli, pasi disa prej tyre janë shkrumbuar totalisht.
Zjarrfikësve ju është dashur më shumë se 30 minuta operacion për të shuar plotësisht flakët e zjarrit, ndërsa në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet. Ekspertët e policisë kanë mbërritur pranë ambienteve të burgut, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe prokuror të Lezhës.
Familjarët e viktimës
Viktima i kësaj ngjarje 25-vjeçari Flamur Sula është dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës. Sapo janë informuar për ngjarjen në ambientet e spitalit kanë shkuar dhe familjarë të të riut nga fshati Malbardhë. Ata nuk kanë pranuar që të flasin për mediat në lidhje me ngjarjen.
9 të plagosurit
Në Spitalin e Lezhës janë dërguar dhe 9 personat e tjerë të cilët kanë mbetur të lënduar nga ngjarja mes tyre mësohet se janë dhe dy punonjës të burgut të Shënkollit. Mjeku Viktor Gjoka bën të ditur se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të gjithë janë të asfiksuar nga tymi dhe gazi.
Inspektorati Teknik: Bombola në kuzhinë e pashpërthyer
Pas ngjarjes në burgun e Shënkollit ka reaguar Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial duke deklaruar se bombola në kuzhinën e burgut rezulton e paprekur, ndërsa nuk ka dhënë informacion për bombolën që ndodhej në ambientet e dhomës së të dënuarit që humbi jetën.
"Pasi kanë verifikuar kushtet e bombolës së gazit që përdoret për kuzhinën e burgut, ajo rezulton e paprekur nga flaket ndërsa është e instaluar jashtë godinës së burgut.
Sipas inspektorëve në vendngjarje, ngjarja nga e cila humbi jetën një i burgosur e u plagosen 5 të tjerë nuk ka ardhur për shkak të shpërthimit të bombolës, ndërsa ajo rezulton e regjistruar dhe e paprekur nga flaket" thuhet në njoftim.
(Video pamje nga burgu i Shënkollit Lezhë)
(Video, pamje nga tentativa për fikjen e zjarrit)
/Shqiptarja.com

FOTO