Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, kryefamiljari dërgohet tek Trauma

Shpërthen një bombul gazi në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës, e për pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, 62 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Bombula shpërtheu në katin e parë të një banese dy katëshe. Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit dhe më pas ka shpërthyer bombula për gatim. 

'Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Gj. P., 62 vjeç, në fshatin Rraboshtë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.

Siç duket edhe nga pamja e siguruar nga Report Tv brenda banesës së Gjergj Palit ku ndodhi shpërthimi, gjithçka duket e shkatërruar.

Bombula ka fluturuar tutje disa sirtarë të kuzhinës, sidomos në pjesën e poshtme të sirtarëve. 

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”