Lezhë/ Shpërthim në një objekt në ndërtim në Shëngjin! Hera e dytë brenda 3 javëve

LEZHË - Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në Shëngjin. Ngjarja ndodhi pak minuta pas mesnate në zonen e "Ranës se Hedhun", ndërsa nga shpërthimi fatmiresisht nuk pati të lënduar, por vetem dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave lënda plasëse e cila dyhohet të jetë e llojit tritol u vendos në katin e parë të godinës e cila po ndërtohet nga biznesmeni Liman Gjoka 56-vjeç banues në Tiranë. Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, duke sjellë dëmtime të shumta në disa kollona dhe mure të objektit në ndërtim.

Në momentin e ngjarjes brenda kantierit të ndërtimit ka qenë vetëm roja i cili sapo ka dëgjuar shpërthimin ka njoftuar policinë. Ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës shpërthyese, ndërsa në lidhje me ngjarjen nisen menjëherë hetimet. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autorët kanë hyrë nga pjesa e bregut të detit, duke e vendosur lëndën shpërthyese brenda objektit dhe më pas janë larguar pa lënë gjurme.

Në lidhje ma ngjarjen Policia po merr në pyetje disa persona, por pa mundur ende që të bie në gjurmët e autorëve. Kjo është hera e dytë në harkun kohor të 3 javëve që sulmohet me lëndë plasëse objekti në fjalë, pasi me 20 nëntor është regjistruar një tjetër shpërthim por sasia ka qenë më e vogël, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, ndërsa dhe kjo ngjarje mbetet e pazbardhur.

Në dëshminë e tij në polici biznesmeni Liman Gjoka ka deklruar se pronën ku po ndërton e ka blerë shumë vite më parë dhe se nuk ka asnjë konflikt. Por pavarësisht pretendimeve të tij pista krysore e hetimit është ajo e konflikteve të pronësise, por nuk përjashtohet mundësia se ngjarjet mund të kenë ardhur dhe për shkak të konkurencës.

Biznesmeni Liman Gjoka po ndërton hotel dhe apartamente për shitje në bregun e detit në zonen e ranës së hedhun në Shëngjin. Kjo zonë turistike mjaft e lakmuar është kthyer në kantier ndërtimi gjatë dy viteve, pas miratimit të planit strategjik të zhvillimit të saj.

Liman Gjoka
1607674917_PALLATI.jpg

1607674930_POLICIA.jpg

Ndertesa ku ndodhi shperthimi

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kanuni: 12/12/2020 10:08

    O komentus po pse ato ndertimet e tjera nuk jan buze detit , dhe pse duhet tja vendosesh tritolin nje ndertese,opo nje biznesi qe e ka me letra te rregullta,apo thjesht xhelozia sepse nuk e kemi ne ,dhe keshtu qe nuk duhet te ndertohet buze detit dhe ska rendesi nese nuk eshte e jona,mentaliteti jon i dobet na ka lene neve shume mbrapa pastaj murmurojme se nuk ka pune,nuk ka rruge,nuk ka zhvillim.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/12/2020 10:21

    Ndertim në buzë deti....???

    Përgjigju
  • Flori: 11/12/2020 09:01

    Verini 100 kg tritol dhe mbylleni kete pune..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur