LEZHË - Një shpërthim u regjistrua mbrëmjen e djeshme në një objekt në ndërtim në rrugën e Shëngjinit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45 në Lezhë në objektin në pronësi të L.Gj. banues në Tiranë.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

"Më datë 19.11.2020, rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit  , Lezhë, në një objekt në ndërtim  në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale" - njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.