Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në Lezhë. Ngjarja është shënuar në lagjen 'Gurra', ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Vison Zefi. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe autorin. 

Vilson Zefi

Vilson Zefi
(I plagosuri, Vison Zefi)

Informacion paraprak 
Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit

d.c./shqiptarja.com