Lezhë, Tushaj:Jemi drejtimi i
duhur,kemi projektet e duhura

Lezhë, Tushaj:Jemi drejtimi i<br />duhur,kemi projektet e duhura
LEZHË - Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Lezhën Viktor Tushaj u takua me banorët e fshatit Tale garantoi përmirësim të infrastrukturës dhe shërbime të standardizuara me ato të qytetit. Sipas tij Bashkia e Lezhës është në drejtimin e duhur me projektet e duhura dhe vizionin e duhur.

 “Jemi drejtimi i duhur sepse kemi projektet e duhura, kemi strategjitë e duhura, kemi vizionin e duhur për t’i udhëhequr me modele zhvillimi zonat. Do ta kthejmë vëmendjen pikërisht tek çdo gjë që ju mungon banorëve të Tales, sepse do të standardizojmë shërbimet, njëlloj si në qytetin e Lezhës, ashtu edhe në fshatin Tale apo dhe në njësitë administrative në çdo cep të bashkisë së madhe të Lezhës, në mënyrë që çdo shërbim të jetë i barabartë për qytetarët tanë. Do të ndërtojmë dhe ato qendra komunitare të cilat kanë qenë , por kanë degraduar me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve mundësinë e ndërtimit të një komuniteti”, theksoi Tushaj.

Mbështetje për kandidatin e përbashkët të ASHE-së, dhanë edhe dy deputetët e qarkut të Lezhës, Arben Ndoka dhe Gjovalin Kadeli.

“Unë do t’ju ftoja të gjithëve që votën ta dërgoni aty ku duhet, ta dërgoni atje ku vota juaj të përkthehet në vlerësim për ju, të përkthehet në investim për ju, të përkthehet me hapësirë për këtë rini e cila sot e gjen veten inferiore ndaj çdo shërbimi i cili ka qenë shumë i pakët, sidomos në këtë zonë”, tha Gjovalin Kadeli.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë