Lezhë,Tushaj me përfaqësues 
të biznesit: Zhvillimi i garantua

Lezhë,Tushaj me përfaqësues <br />të biznesit: Zhvillimi i garantua
LEZHË - Gjatë një takimi të zhvilluar me biznesmenë të Lezhës, kandidati i Aleancës për Shqipërinë” për kryetar të Bashkisë Lezhë,  Viktor Tushaj tha se pasojat e çdo krize ekonomike në botë, të parët që i vuajnë janë padyshim biznesmenët.

Sipas Tushajt, në 8 vite në krye të bashkisë së Lezhës ka patur një bashkëpunim të mirë me biznesin, me të cilin është diskutuar vazhdimisht mbi politikat fiskale, taksat dhe tarifat vendore të përshtatshme për biznesin.

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë Lezhë, garantoi bizneset se do të kenë gjithë mbështetjen e duhur për t’iu siguruar barazinë para ligjit, mbështetjen reale për taksat dhe tarifat vendore dhe dhënien e mundësisë së vendimmarrjes së një çështjeje para se të diskutohet në këshillin bashkiak.

Biznesi para se të jetë fitim për ata që e ushtrojnë para së gjithash është shërbim. Kjo është arsyeja e suksesit të një biznesi, që para se të sigurojë fitimin duhet të ketë kompetitiv, duke ofruar atë shërbim për të cilin kanë nevojë qytetarët. Besoj përmes këtij aktiviteti rregullohen ato raporte që i duhen shoqërisë përmes taksave dhe tarifave. Ne me politikën tonë jemi përpjekur të krijojmë atë marrëdhënie të mirë me biznesin me institucionet e saj, me dhomat e tregtive dhe shoqatat e ndryshme për të përmirësuar çdo ditë edhe aktivitet e juaja, por edhe për përkthyer sa më shpejt të jetë e mundur taksat dhe tarifat juaja në një shërbim edhe për ju”, - u shpreh Tushaj, duke premtuar mbështetje dhe barazi përpara ligjit për të gjithë njësoj.

Për shkak të eksperiencës që kam premtoj se do jem në krah të bizneseve për t’i siguruar barazinë përpara ligjit dhe të garantoj mbështetje reale për taksat dhe tarifat. Të jeni ju ata që të vendosni aq sa parashikon ligji këto taksa e tarifa. Bashkia e Lezhës, ka një rol kyç në promovimin e biznesit lokal. Pas reformës territoriale, ky bashkëpunim do bëhet akoma me i rëndësishëm. Ne ju garantojmë bizneseve në Lezhë një tjetër vizion dhe forcimin e një marrëdhënieje ekzistuese. Me forcimin e biznesit dhe ne drejtimin e duhur, zhvillimi ekonomik në Lezhë është i garantuar”, - tha  Tushaj gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e biznesit.
 
Në mbështetje të kandidatit të “ASHE”-së ishin edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe deputetët z. Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli tha se pushteti lokal mund të bëjë shumë për bizneset. Ajo shprehu besimin e plotë se projektet e Viktor Tushaj janë tejet atraktive për ta bërë qeverinë që ti gjejë paratë për të investuar.

Unë besoj fort se projektet e Viktor Tushajt janë mjaftueshmërisht tërheqëse për ta bindur qeverinë që t’i gjejë paratë. Lezha është kthyer në një kantier dhe shpresoj që të jetë hera e duhur që Lezha të mund t’u ofrojë qytetarëve të saj shërbimet bazike, që në fund të ditës ndihmojnë edhe ju. Pa ju Shqipëria do të ishte një tjetër, ndërsa së bashku mund ta bëjmë më të mirë”, - deklaroi Kodheli.

Ndërsa biznesmenët e kryesuar nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Pashko Paloka, shpalosën një sërë pikash, të cilave sipas tyre kryetari i ardhshëm i bashkisë duhet t’iu përmbahet në raport me bizneset. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku