Lezhë, uji i pijshëm bashkohet
me ujërat e zeza, ndoten kanalet

Lezhë, uji i pijshëm bashkohet<br />me ujërat e zeza, ndoten kanalet
Pak kohë më parë Bashkia e Lezhës deklaroi se ka përfunduar impianti që trajton ujrat e zeza të qytetit, por pamja që të ofron kanali i Fildës në pjesën jugore të qytetit dëshmon të kundërtën.
 
Në gjithë gjatësinë e këtij kanali hidhen mbeturina nga vetë qytetarët, ndërkohë që situata më e rëndë është pranë vendit të qujtur “Ura e Cenit”, në afërsi të tregut të qytetit.
 
Aty pranë kalon dhe tubacioni i ujit të pijshëm i cili është i çarë në disa vende e kjo bën që ujerat e zeza të përzihen me ato të bardhat, duke u kthyer një rrezik serioz për shëndetin e qytetareve.
 
Bashkia Lezhë pranon problematikën e krijuar, duke thënë se fillimisht janë hequr kioskat që ndodheshin aty pranë për të vijuar më pas dhe me pastrimin e mbetjeve. Duke ju referuar fakti se ndotësit më të mëdhenj të këtij kanali janë vetë tregtarët, Bashkia i paralajmëron këta të fundit se do të përballen me masa ndëshkimore nëse do vijojnë të hedhin mbetje.
 
“Eshtë e vërtetë që tregtarët aty pranë janë ndotësit kryesorë, sa i takon shkarkimit të mbetjeve të tyre në kanal. Bashkia e Lezhës ka hartuar një plan masash dhe të gjitha ato biznese që do të hedhin mbeturinat në kanal, do të gjobiten dhe më pas do të merren dhe masa të tjera nëse do të ketë përsëritje. Me vënien në funksion të ujësjellësit të ri ai tub nuk do të jetë më dhe do jetë një tub i ri ujsjellës”, tha kreu i Bashkisë Lezhë.
 
Ndotja e kanalit i cili përshkon pjesën jugore të qytetit të Lezhës vijon të jetë e lartë prej vitesh ku krahas panoramës që të ofrohet ka krijuar dhe një aromë të pakendshme në të gjithë gjatësinë e tij.
 
Ndërsa tubi i ujit të pijshëm sipas bashkisë shumë shpejt do të jetë jashtë funksionit pasi është shtruar linja e re e tubacioneve.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi