Shkak është bërë ulja e një helikopteri në fushën e blertë.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë rast urgjence, apo situatë tjetër të ngjashme, por për shkak se dikush po martohej dhe e kishte marrë nusen me helikopter.
Futbollistët kanë pritur deri në largimin e helikopterit dhe të nuses e dhëndrit nga fusha, për të rinisur lojën.
Çuditë shqiptare me dasmat nuk kanë të sosur. Dikush ka vënë në dispozicion helikopterin pavarësisht kostos së lartë, ndërsa dikush tjetër ka preferuar kamionë apo edhe traktorë, siç edhe ka ndodhur të shohim rëndom kohët e fundit.
(Momenti i uljes së helikopterit, lojtarët lënë fushën)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com